Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëNdryshimi i pronësisë së një biznesi çon në bastisjen e ARBK-së

Ndryshimi i pronësisë së një biznesi çon në bastisjen e ARBK-së

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës u bastis sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, në kuadër të hetimeve për një rast të ndryshimit të pronësisë së një biznesi.Me urdhër të Gjykatës Themelore, sot për rreth dy orë është bastisur Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kreu sot një bastisje në zyrat e ARBK-së, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ si dhe falsifikim i dokumenteve.

Ministria e Industrisë, në kuadër të së cilës funksionon kjo agjenci, ka nënvizuar se bastisja lidhet me hetimet për një rast të ndryshimit të pronësisë së një biznesi pas vdekjes së pronarit. Sipas Ministrisë, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe vendimeve gjyqësore, zyrtarët e agjencisë, muaj më parë, kanë konstatuar një keqinterpretim të një aktgjykimi gjyqësor, i cili i është nënshtruar korrigjimit përmes procedurave ligjore dhe administrative.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram