Wednesday, May 6, 2026
HomeLajmeKosovëGjendet pa shenja jete një 81-vjeçar në shtëpinë e tij në Prizren

Gjendet pa shenja jete një 81-vjeçar në shtëpinë e tij në Prizren

Një person 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, ka bërë të ditur se viktima nuk ishte përgjigjur thirrjeve të familjarëve, gjë që kishte ngritur shqetësim tek ta.

Sipas njoftimit, patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes ka kontaktuar me një familjar që kishte raportuar situatën. Sipas njoftimit, meqë dera e shtëpisë ishte e mbyllur dhe nuk kishte asnjë reagim nga brenda, policia është detyruar të përdorë forcë për ta hapur atë.

“Brenda objektit është gjetur viktima J.B., i lindur më 10.05.1944. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, njofton policia.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram