Një person 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.
Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, ka bërë të ditur se viktima nuk ishte përgjigjur thirrjeve të familjarëve, gjë që kishte ngritur shqetësim tek ta.
Sipas njoftimit, patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes ka kontaktuar me një familjar që kishte raportuar situatën. Sipas njoftimit, meqë dera e shtëpisë ishte e mbyllur dhe nuk kishte asnjë reagim nga brenda, policia është detyruar të përdorë forcë për ta hapur atë.
“Brenda objektit është gjetur viktima J.B., i lindur më 10.05.1944. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, njofton policia.

