Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtruar mbrëmë iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, së bashku me delegacionin e tij, në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Gjatë këtij takimi, presidentja Osmani theksoi se vlerat që manifestohen gjatë këtij muaji përbëjnë një kujtesë të rëndësishme për solidaritetin, përulësinë dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetri, njofton zyra për informim e Presidencës.
Ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj për kontributin e vazhdueshëm të Bashkësia Islame e Kosovës në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve.

