Thursday, May 7, 2026
HomeKulturëPanairi i Librit në Leipzig nis sot, Kosova me 100 tituj dhe...

Panairi i Librit në Leipzig nis sot, Kosova me 100 tituj dhe 6 autorë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të jetë pjesë e Panairit të Librit në Leipzig, duke u prezantuar me një program të larmishëm aktivitetesh letrare dhe rreth 100 tituj, që përfshijnë vepra artistike dhe jofiction, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në anglisht. Këtë ngjarje do ta përcjellë ekipi i Radio Televizionin të Kosovës (RTK).

Panairi i librit në Leipzig të Gjermanisë nis sot dhe zgjat deri më 22 mars 2026.

Kosova këtë vit prezantohet me gjashtë autorë të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, në dy panele: i pari që mbahet sot trajton raportin mes letërsisë dhe politikës në rajon, me autorët Jehona Kicaj, Majlinda Bregasi dhe Nerimane Kamberi. Ndërsa në panelin e dytë, nesër, diskutohet për letërsinë e një populli të vogël në kontekstin e letërsisë botërore, me Arbër Selmani, Eli Krasniqi dhe Meliza Krasniqi.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, do të jetë pjesë e programit Traduki, ku së bashku me autorë të rajonit do të flasë për “Artin si Rezistencë ndaj harresës” dhe sfidat e një biblioteke kombëtare përballë kryqëzimeve politike.

Që nga viti 2019, Biblioteka Kombëtare promovon vazhdimisht autorët nga Kosova dhe letërsinë shqipe në panairin më të madh në Evropë të dedikuar autorëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram