Friday, May 8, 2026
HomeLajmeKosovëHargreaves takon Listën Serbe: Ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt

Hargreaves takon Listën Serbe: Ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot disa takime në Mitrovicën e Veriut, të cilat i ka cilësuar konstruktive.

Në Facebook ai ka thënë se ka takuar përfaqësuesit e Listës Serbe si dhe ka pasur një takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut.

Hargreaves i përgëzoi ata për, siç thotë, rolin konstruktiv në arritjen e marrëveshjes së fundit lidhur me Ligjin për të Huajt, duke i inkurajuar ta vazhdojnë angazhimin për t’u mundësuar qytetarëve qasje në të drejtat e tyre.

“Gjithashtu isha mirënjohës për mundësinë e vizitës në Kishën e Shën Dhimitrit, ku folëm me Atë Gjordjen dhe fituam pasqyrë më të thellë në perspektivat e komunitetit lokal”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FUKAmbKosovo%2Fposts%2Fpfbid02tiRfpxvLXqWoDKeEeS1XKGeuXG8ZxqsYcaw91QLUkBEhS3nnNDSYQfgNF2U4CWWvl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram