Ne nje publikim te gazetes greke Kathimerini, akuzohet UCK, ku pretedohet se nje anetar i saj kinse eshte involvuar ne vrasjen e nje greku me origjine hebreje, e cila ishte top tema e javes se kaluar. Sipas ketij publikimi kiminelë të ashpër, trafikantë droge dhe armësh me një prani të fortë në Turqi dhe “lidhje me UÇK-në” , organizatën e armatosur nacionaliste shqiptare që synonte pavarësinë e Kosovës , qëndrojnë pas “komplotit per te vrare” biznesmenin grek me origjinë hebreje . Gjithnje sipas kesaj gazete pesë të arrestuarit për përfshirje në këtë rast kanë vuajtur dënime afatgjata me burg në burgjet turke gjatë njëzet viteve të fundit. Atje ata kanë rënë në kontakt dhe kanë zhvilluar lidhje me shtetas iranianë . Gjurmë të tyre janë gjetur në Austri, Holandë dhe Belgjikë, ku kanë transportuar ngarkesa të mëdha droge, kryesisht heroinë, ndërsa për njërin prej tyre ka indikacione se ai kishte marrë pjesë në një sulm të armatosur që ndodhi në vitin 2015 në një stacion policie në fshatin Gosince, Maqedonia e Veriut, pranë kufirit me Kosovën. Sipas dëshmive që u pasqyruan në botimet e asaj periudhe, persona që mbanin emblemën e UÇK-së në rrobat e tyre kishin marrë pjesë në sulmin ndaj stacionit të policisë.
Komploti i fundit për vrasjen e biznesmenit hebreo-grek dyshohet se është përgatitur në emër të shërbimeve sekrete të Iranit , megjithatë ambasada e vendit në Athinë e ka mohuar informacionin përkatës. Ai u parandalua falë një hetimi të përbashkët nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (SHIK) dhe shërbimi homolog i Maqedonisë së Veriut, bazuar në informacione nga një shërbim i huaj, me shumë mundësi Mossadi izraelit. Për përfshirje në këtë rast, katër persona u arrestuan në Maqedoninë e Veriut dhe një në Greqi, ndërsa një anëtar tjetër i bërthamës ekzekutive të planit vazhdon të arratiset. Të gjithë janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Ironia me e madhe eshte qe autori ia apostrofon meriten shërbimit te inteligjencës në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas gazetes nga dy te dyshuar ne kerkim, njëri prej tyre është Edris Jahangiri Mavaneh . Ai përshkruhet si personi që mban kontakte të drejtpërdrejta me Gardën Revolucionare , ndërsa dyshohet se lëviz midis Turqisë, Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Zyrtarët kompetentë grekë vunë në dukje, duke folur për gazeten , se ky njeri është në shënjestër të Mossadit , CIA- s amerikane , si dhe shërbimeve të tjera të inteligjencës. Autoritetet në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut vendosën ta bëjnë publike emrin dhe foton e tij me qëllim që ta “djegin”, pra ta çaktivizojnë. Shtetasi i dytë iranian që dyshohet se është i përfshirë në këtë rast është bosi i drogës Naji Sharifi Zindashti . Ai dyshohet se është i lidhur me transportin e dy ton heroinë nga Irani në Greqi në vitin 2014. Një çështje për të cilën ai u gjykua në mungesë dhe u lirua nga akuzat, pasi gjykata kishte vendosur se provat kundër tij ishin të paplota. Në planin aktual të sulmit terrorist-vrasës, Zindashti dyshohet se është ai që siguroi për bashkëkombësen e tij Mavaneh kriminelët e ashpër – trafikantë droge që do të merrnin përsipër, kundrejt një pagese dhe në emër të Iranit, eliminimin e biznesmenit grek. Ky i fundit dyshohet se u vu në shënjestër jo vetëm për origjinën e tij hebraike, por edhe për pozicionin e tij profesional si anëtar jo-ekzekutiv i bordit të një kompanie teknologjike që punon ngushtë me industrinë shtetërore të mbrojtjes të Izraelit. Një urdhër arresti është gjithashtu në pritje kundër Zindasti nga FBI-ja amerikane , pasi në vitin 2024 ai dyshohet se planifikoi përsëri në emër të Teheranit vrasjen e dy disidentëve iranianë në SHBA. Për të zbatuar planin, ai akuzohet për rekrutimin e dy kriminelëve kanadezë, anëtarë të bandës së motoçiklistëve Hells Angels , me një histori të trafikimit të drogës.
Dyshohet se të dy iranianët kanë organizuar operacionin e vrasjes. Zindasti, i cili ka lidhje në botën e krimit, besohet se i ka vënë kriminelët e Maqedonisë së Veriut në kontakt me Mavaneh, i cili ka lidhje me Gardën Revolucionare. Të dy janë në kërkim.Gzeta duke cituar burime te saj me tej thekson se në Maqedoninë e Veriut, dy nga të akuzuarit për pjesëmarrje në komplotin e vrasjes janë arrestuar për trafik droge dhe kanë vuajtur dënime të gjata me burg në burgjet turke. Ata morën pjesë në një organizatë kriminale së bashku me individë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Ata trafikuan ngarkesa të mëdha heroine me rrugë tokësore nga Turqia në Evropën Qendrore dhe Veriore. Ata u arrestuan në Turqi dhe në vitin 2010 u dënuan me 14 vjet burg. Në burg, ata zhvilluan marrëdhënie dhe kontakte me shtetas iranianë, të cilat i ruajtën dhe i forcuan pas lirimit të tyre në vitin 2020. Në periudhën që pasoi, shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës dyshohet se regjistruan udhëtimet e tyre të shpeshta në vendet e Gjirit Persik, Ballkanit dhe Turqisë.
Per te qene ironia me e madhe nga te gjitha emrat e lartecekura gazeta thekson se një tjetër person i përfshirë në këtë rast shfaqet, sipas informacioneve, në bazat e të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut si i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin e vitit 2015 ndaj stacionit të policisë në Gosinje. Persona të armatosur me shenja dalluese të UÇK-së kishin sulmuar stacionin e policisë, kishin imobilizuar dhe rrahur katër oficerë policie, duke ua rrëmbyer armët dhe radiot, përpara se të iknin. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut e kishte karakterizuar sulmin si “terrorist”, duke e shoqëruar atë me përleshjet vdekjeprurëse që kishin shpërthyer në të njëjtin vit (2015) në rajonin e Kumanovës. Vërehet se disa nga arrestimet e 12 nëntorit 2026 për komplotin e një sulmi vrasës-terrorist në Greqi u kryen nga policia e Maqedonisë së Veriut në qytetin e Kumanovës.Profili i personit që po i shmanget arrestimit është gjithashtu me interes të veçantë. Ai është i lidhur me një nga pesë të ndaluarit dhe ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasje. Kjo për shkak se dyshohet se ka marrë pjesë në një pritë të armatosur në vitin 2008 në qytetin e Shkupit kundër grupit special antiterrorist të Maqedonisë së Veriut të quajtur ” Tigrat “.Pasditen e 3 janarit 2008, pesë anëtarë të ekipit special po ktheheshin nga detyra me një Land Rover kur u zunë në pritë nga persona të armatosur. Gjatë sulmit, një oficer policie 40-vjeçar u qëllua dhe u vra nga sulmuesit. Shoferi i makinës së sulmuesve thuhet se është personi i kërkuar sot për përfshirjen e tij në komplotin për të vrarë biznesmenin grek me origjinë hebreje.Sipas burimeve greke, hetimi aktual nga EYP dhe homologu i saj në Maqedoninë e Veriut filloi në fund të marsit. Pika fillestare ishte një informacion nga një shërbim i huaj inteligjence, me shumë mundësi Mossadi izraelit, në lidhje me “shënjestrimin” e biznesmenit grek. Kjo u parapri nga udhëtimet e tre prej pesë të arrestuarve në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe takimet e tyre me iranianin Enris Jahangiri Mavaneh për të organizuar planin e sulmit.
Më 27 tetor, u vendos përfundimisht të arrestohej 30-vjeçari në stacionin kufitar Kipi në Evros. Ai po hipte në makinën e tij dhe po shkonte në Turqi. Ai u tha oficerëve të policisë që e morën në pyetje se qëllimi i udhëtimit të tij ishte të siguronte pëlhura nga Stambolli. Autoritetet greke vlerësojnë se ai kishte një takim të planifikuar me Mavaneh dhe anëtarët e tjerë të rrjetit në Turqi. Ai u klasifikua si “i huaj i padëshiruar” për arsye sigurie kombëtare dhe mbeti i ndaluar në Departamentin e Rojës Kufitare të Souflit . Pas konsultimit me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ai u deportua më 12 nëntor 2026. Në të njëjtën kohë, u kryen operacione për të arrestuar anëtarët e mbetur të rrjetit në Shkup dhe Kumanovë.
Nga ana faktike, historike dhe juridike, nuk ka asnje baze per te involvuar UCK ne kete rast dhe lidhja e bere ne artikull perbene nje pasaktesi te rende gazetareske dhe keqinterpretim te kontestit historik. E para edhe UÇK-ja në Kosovë është çmobilizuar dhe shpërbërë zyrtarisht në shtator të vitit 1999. Në vitin 2026 (kur zhvillohen ngjarjet e komplotit) ajo nuk ekziston prej gati 27 vitesh si organizatë politike apo ushtarake. Edhe nëse një i dyshuar do të kishte qenë dikur pjesëtar i saj, krimet e kryera dekada më vonë për llogari të rrjeteve kriminale apo shërbimeve të huaja (si Irani) janë vepra individuale dhe nuk mund t’i faturohen një formacioni historik. Autori i ketij publikimi ngaterron ngjarjet e Kosoves me Goshincen 2015. Artikulli e bën këtë lidhje në mënyrë indirekte dhe të gabuar duke u mbështetur te sulmi i vitit 2015 në fshatin Goshincë të Maqedonisë së Veriut: Personat që sulmuan stacionin policor në Goshincë (prill 2015) mbanin uniforma me emblemën UÇK, e cila në Maqedoninë e Veriut i referohej Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (të konfliktit të vitit 2001) ose grupeve të armatosura të vitit 2015 (rasti i Kumanovës), dhe jo Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe ne kete rast , pergjegjesia eshte individuale, nese vertet qenka nje ish anetar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare te Mqedonise. Pra sipas vetë të dhënave të artikullit, rasti nuk ka asnjë lidhje me çështjen kombëtare shqiptare apo Kosovën. Nese thuhet se jane shtetas të Maqedonisë së Veriut jane rekrutuar në burgjet turke nga bosë iranianë të drogës (si Naji Sharifi Zindashti) dhe operativë të Gardës Revolucionare të Iranit (Edris Jahangiri Mavaneh) per para, atehere kjo bie ne pergjegjesi individuale dhe jo ndonje organizate. Shtrohet pyetja pse përdoret ky narrativ në media të caktuara? Përmendja e UÇK-së në lajme që lidhen me krimin e organizuar apo terrorizmin shërben shpesh si sensacionalizëm për të tërhequr vëmendjen e publikut, ose vjen si pasojë e mungesës së njohjes së kontekstit të Ballkanit, ku gazetari e lidh automatikisht çdo përmendje të akronimit “UÇK” në arkivat policore të Maqedonisë së Veriut me luftën e Kosovës.Përfshirja e UÇK-së në këtë shkrim është një konstrukt gazetaresk i pasaktë. Edhe nese ekziston ndonje individ te inolvuar ne kete me precedentë penalë për trafik droge në Turqi, ai mund te jete përdor si mercenarë nga rrjete kriminale, dhe asnjë fakt në artikull nuk e lidh rastin me UÇK-në e Kosovës. Per kete duhet te reagoje zyra nderlidhese e Kosoves ne Greqi.

