Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla uron qytetarët: Festa e Bajramit, moment reflektimi e solidariteti

Gërvalla uron qytetarët: Festa e Bajramit, moment reflektimi e solidariteti

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka uruar të gjithë qytetarët, duke u shprehur me urimet më të përzemërta për gëzim dhe mirëqenie në familjet e tyre.

“Me fat Bajramin e madh! Festa e Bajramit, këto tri ditë në veçanti, por edhe çdo ditë tjetër gjatë vitit, qoftë e mbushur me dashuri, gëzim e ngrohtësi pranë familjes dhe më të dashurve tuaj, edhe kur jeni larg njëri-tjetrit”, thotë ajo.

Në mesazhin e saj, ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e tri ditëve të Fitër Bajramit si moment reflektimi, solidariteti dhe afrimi ndërmjet njerëzve, duke nxjerrë në pah vlerat e dashurisë, respektit dhe përkujdesit ndaj njëri-tjetrit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram