Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeBotëIran: Vdes zëdhënësi i Gardës Revolucionare

Iran: Vdes zëdhënësi i Gardës Revolucionare

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit dhe zëvendëszyrtari i marrëdhënieve me publikun, Ali Mohammad Naini , u vra në sulmet ajrore të nisura nga SHBA-të dhe Izraeli, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Naini, i cili shërbeu si zëdhënës i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, e kishte marrë atë rol në  vitin 2024 dhe ishte gjithashtu profesor i shkencave shoqërore.

Kjo është një tjetër figurë e lartë midis zyrtarëve të lartë të regjimit iranian që ka humbur jetën, mes konfliktit në rritje që ka shpërthyer pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare, Ali Mohammad Naini shërbeu në Gardë për katër dekada.

Më herët sot, ai tha se Teherani po prodhonte ende raketa, duke hedhur poshtë një pretendim të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se prodhimi i raketave nga Irani ishte bërë i pamundur. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram