Sunday, May 10, 2026
HomeLajmeKosovëPosta e Kosovës lanson pullat postare `Bimët e shkrepave gurore të Kosovës`

Posta e Kosovës lanson pullat postare `Bimët e shkrepave gurore të Kosovës`

Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, përkatësisht Katedrën e Biologjisë, ka lansuar emisionin më të ri të pullave postare me temë “Bimët e shkrepave gurore të Kosovës”.

Hapësirat shkëmbore të Kosovës strehojnë një florë të veçantë dhe të qëndrueshme, e përshtatur për të mbijetuar në kushte të ashpra. Pavarësisht terrenit të thatë dhe sfidues, këto bimë dallohen për formën e tyre unike dhe përfaqësojnë bukurinë e egër dhe qëndrueshmërinë e natyrës sonë, duke qenë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë botanike të vendit.

Në kuadër të këtij emisioni, qytetarëve u vihen në dispozicion dy pulla postare, një bllok filatelik dhe Zarfi i Ditës së Parë, të cilat do të jenë në qarkullim postar deri në konsumimin e plotë.

Posta e Kosovës u bën thirrje koleksionistëve, institucioneve dhe qytetarëve që t’i shtojnë këto pulla në koleksionet e tyre, duke theksuar se ato, përveç funksionit komunikues, shërbejnë edhe si promovuese të vlerave natyrore dhe kulturore të Kosovës në botë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram