Monday, May 11, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj kritikon Kurtin për pezullimin e Autostradës së Dukagjinit

Haradinaj kritikon Kurtin për pezullimin e Autostradës së Dukagjinit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për largimin nga mbështetja financiare të projektit për Autostradën e Dukagjinit, duke thënë se ky është një prej projekteve më të rëndësishme zhvillimore për Kosovën.

Haradinaj ka deklaruar se në Qeverinë Haradinaj, projektimi i Autostradës së Dukagjinit ka qenë një hap konkret drejt realizimit të një prej projekteve më të rëndësishme zhvillimore për Kosovën.

‘Në vend që ky projekt të shtyhej përpara, Qeveria Kurti ka vendosur ta largojë nga mbështetja financiare, duke e lënë anash një proces që do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi, turizëm dhe zhvillimin rajonal, ka deklaruar ai. 
Sipas Haradinajt, “kjo nuk është thjesht një çështje buxheti, është çështje prioritetesh”, duke theksuar se “çdo projektim i përfunduar është bazë për investim, për ndërtim dhe për zhvillim konkret”.

Ai ka vlerësuar se heqja e mbështetjes financiare nënkupton shtyrje të projektit, humbje kohe dhe humbje mundësish për qytetarët e Dukagjinit.

Haradinaj ka thënë se kjo autostradë do të lidhte Istogun, Pejën, Deçanin, Gjakovën, Rahovecin, Suharekën dhe Prizrenin në një korridor të vetëm ekonomik, duke shtuar se do të ulte kostot për bizneset, do të rriste investimet dhe do ta kthente Dukagjinin në një zonë shumë më konkurruese.

“Në vend të kësaj, kemi një qeveri që flet për zhvillim, por në praktikë ndalon projektet që e mundësojnë atë. Pyetja është e thjeshtë: pse u largua nga financimi një projekt që i shërben drejtpërdrejt qytetarëve dhe ekonomisë së vendit? Sepse qytetarët e Dukagjinit nuk kanë nevojë për arsyetime, ata kanë nevojë për këtë autostradë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2Fpfbid0aviip47oLTVqpX2yCx1WtWECFtE1a76cep3cUwY3ihHbmAHUgYzKWYJaRaFgTwNyl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram