Thursday, May 7, 2026
HomeLajmeKosovëBE-ja dhe SHBA-ja sinkronizojnë veprimet për fazën e radhës të dialogut

BE-ja dhe SHBA-ja sinkronizojnë veprimet për fazën e radhës të dialogut

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku është diskutuar për ecurinë e dialogut dhe koordinimin e veprimeve për fazat e ardhshme.

Përmes një njoftimi në platformën “X”, Sorensen bëri të ditur se është takuar me zyrtarin e lartë të Byrosë në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan. Sipas tij, në takim janë shqyrtuar arritjet e fundit në dialog dhe është theksuar nevoja për harmonizim të mëtejmë mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

“Takim i shkëlqyer me zyrtarin e Lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Departamentin e Shtetit. Diskutuam dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe siguruam harmonizimin në hapat përpara”, ka shkruar Sorensen.

Ky zhvillim vjen në një moment kur dialogu Kosovë–Serbi mbetet në fokus të diplomacisë ndërkombëtare, ndërsa bashkëpunimi transatlantik shihet si kyç për avancimin e procesit.

Takimi i Sorensenit me Hanrahan pason vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, për lehtësira në zbatimin e Ligjit për të huajt, i cili hyri në fuqi më 15 mars.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram