Thursday, May 7, 2026
HomeSportPrishtina fiton ndaj Ballkanit në kryendeshjen e xhiros

Prishtina fiton ndaj Ballkanit në kryendeshjen e xhiros

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Ballkanit me rezultat 1:0, në ndeshjen kryesore të xhiros së njëzet e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e vetëm të takimit e ka realizuar talenti shtatëmbëdhjetë vjeçar Rin Ahmeti në minutën e tetëdhjetë e tretë. Ai e ka pranuar një top brenda zonës dhe me një goditje të saktë e ka dërguar në rrjetë, duke vendosur fatin e ndeshjes që është zhvilluar në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali.

Kjo ka qenë ndeshja e parë për trajnerin e ri të Prishtinës, Alban Dragusha, i cili ka debutuar me fitore pas marrjes së drejtimit të skuadrës ditë më parë.

Pavarësisht humbjes, Ballkani mbetet lider i Superligës me dyzet e pesë pikë, ndërsa në fund të tabelës renditet Prishtina e Re me njëzet e tri pikë. Me këtë fitore, Prishtina gjendet në kuotën e dyzet e një pikëve në vendin e tretë 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram