Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeKosovëVdes edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Vdes edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Ardita Gashi, e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës, ka vdekur në QKUK.

Mësohet se vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në Emergjencë, ku e njëjta po trajtohej pasi u vetplagos mbrëmë.

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë edhe gruaja e xhaxhait të saj, Miradije Gashi, të cilën Ardita e qëlloi me armë zjarri të dielën.

I vdekur në këtë rast tragjik ka mbetur edhe i dashuri i të dyshuarës, Ilaz Brahimi, raporton Klankosova.tv

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot deklaroi se motivi i incidentit akoma nuk dihet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram