Thursday, August 27, 2026
HomeLajmeKosovëOsmani kërkon sqarim nga Gjykata Kushtetuese për emërimet në KQZ

Osmani kërkon sqarim nga Gjykata Kushtetuese për emërimet në KQZ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës sqarim lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas mos-emërimit të një anëtari nga PDK dhe kërkesës së LVV për emërimin e tre anëtarëve në këtë institucion.

Presidentja Osmani në një prononcim për media, pas konferencës Java e Gruas, tha se nga Vetëvendosja janë emëruar vetëm dy anëtarë, ndërsa nga PDK-ja janë kërkuar dy, por është emëruar vetëm një për shkak se ka pasur më shumë propozime se sa lejon Kushtetuta.

“Deri tani kjo çështje nuk është sqaruar nga Gjykata Kushtetuese, prandaj kam kërkuar që ajo ta sqarojë. Ky rast nuk është ngritur mbi të njëjtën bazë ligjore si rastet e mëparshme, qoftë nga ish-presidenti Thaçi, qoftë nga ana ime, sepse çështja ka qenë e paqartë për çdo president për vite me radhë. Shpresoj që Gjykata ta sqarojë, dhe në momentin që të sqarohet, do të vazhdohet me emërimet e nevojshme,” ka thënë presidentja Osmani pas konferencës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram