Saturday, August 29, 2026
HomeLajmeBotëNë 75-vjetorin e Arkivit të Kosovës, theksohet bashkëpunimi rajonal

Në 75-vjetorin e Arkivit të Kosovës, theksohet bashkëpunimi rajonal

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka pritur sot në takim udhëheqës dhe përfaqësues të institucioneve arkivore nga vende të ndryshme të rajonit, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 75-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës.

Gjatë takimit, ministrja Bogujevci prezantoi punën e realizuar deri më tani në fushën e arkivave, duke theksuar gjithashtu planet dhe prioritetet për zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori me rëndësi të veçantë për ruajtjen e trashëgimisë dokumentare të vendit.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi i deritanishëm rajonal në fushën e arkivistikës, ku u vlerësua angazhimi i përbashkët për ruajtjen, promovimin dhe digjitalizimin e materialeve arkivore. Përfaqësuesit e pranishëm ndanë përvojat e tyre profesionale dhe theksuan rëndësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira ndërmjet institucioneve.

Po ashtu, u shpreh gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen përmes projekteve të përbashkëta, ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe avancimit të standardeve në këtë sektor.

Me këtë rast, pjesëmarrësit uruan 75-vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për reflektim mbi arritjet dhe për nxitjen e zhvillimeve të reja në fushën e arkivistikës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmkt.mct%2Fposts%2Fpfbid035k5Axdt2sRu2naZET6QNhQf9HnJKrRnpdW4FSoerqqGcMJEkuX77DZxhWDCAZn2cl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram