Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka dhënë mbështetjen e saj për Kosovën dhe Shqipërinë në ndeshjet sportive që do të mbahen sonte.
“Ju uroj fat, uroj që të bëni histori dhe të kualifikoheni këtë vit në Kupën e Botës”, ka shkruar ajo në Instagram, në fotografitë me mesazhet “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”.
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Ndërkaq Shqipëria do të ketë ndeshjen me Poloninë.


