Sunday, June 14, 2026
HomeLajmeKosovëDugolli: Korrigjim urgjent për të dhënat mbi masakrën në Burgun e Dubravës

Dugolli: Korrigjim urgjent për të dhënat mbi masakrën në Burgun e Dubravës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvndosje, Enver Dugolli ka reaguar publikisht ndaj një ekspozite për krimet e luftës në Kosovë, duke kërkuar korrigjimin urgjent të të dhënave të paraqitura për masakrën në Burgun e Dubravës, e ndodhur në maj të vitit 1999.

Sipas Dugollit, informacionet e vendosura në këtë ekspozitë janë “krejtësisht të pasakta” dhe dëmtojnë të vërtetën historike. Ai thekson se numri i viktimave është paraqitur gabim: në tabelë figurojnë 106 të vrarë, ndërsa sipas të dhënave të konfirmuara janë 116 persona të masakruar dhe një i zhdukur.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Dugolli lidhet me kategorizimin e viktimave. Në material pretendohet se 48 prej të vrarëve kanë qenë persona të armatosur shqiptarë dhe 58 civilë. Dugolli e hedh poshtë këtë pretendim, duke theksuar se në këtë masakër nuk ka pasur asnjë të vrarë në cilësinë e personit të armatosur, pasi të gjithë të burgosurit kanë qenë të paarmatosur dhe të pambrojtur.

Ai ka bërë thirrje që organizatorët e ekspozitës ta tërheqin menjëherë materialin për Dubravën dhe ta korrigjojnë atë, duke paralajmëruar se versioni aktual mund të përdoret për të përforcuar narrativa të rreme rreth ngjarjes.

Po ashtu, Dugolli i është drejtuar Prokuroria e Shtetit e Kosovës, përkatësisht departamentit për krime lufte, duke kërkuar që të ndërmerren hetime lidhur me këtë rast.

Masakra në Burgun e Dubravës mbetet një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë (1998–1999).

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram