By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas
December 15, 2025
BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”
December 15, 2025
Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur
December 15, 2025
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë
December 15, 2025
35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gervalla me homologen nga Litenshtajni për anëtarësimin në KE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gervalla me homologen nga Litenshtajni për anëtarësimin në KE
Lajme

Gervalla me homologen nga Litenshtajni për anëtarësimin në KE

Kosova Times
Last updated: 2022/10/07 at 6:56 PM
Kosova Times Published October 7, 2022
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, priti në takim ministren e Punëve të Jashtme të Principatës së Lihtenshtajnit, znj. Dominique Hasler.

Ministrja e informoi homologen e saj nga Principata e Lihtenshtajnit rreth arritjeve të Republikës së Kosovës në fushën e reformave institucionale dhe zhvillimit ekonomik, si dhe e dënoi agresionin ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Gjatë takimit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nënvizoi rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve lidhur me sfidat rajonale të sigurisë.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale dhe për përcaktimin euro-atlantik të Republikës së Kosovës. Ministrja Gërvalla-Schwarz theksoi se Principata e Lihtenshtajnit është partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës në Evropën Qendrore, si dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar edhe më tej miqësinë, partneritetin dhe bashkëpunimin me këtë shtet.

Ministrja Gërvalla-Schwarz e njoftoi ministren e Jashtme të Lihtenshtajnit për procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Ministrja në takim theksoi se Republika e Kosovës shquhet për diasporë të integruar mirë në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ministrja Gërvalla-Schwarz, vuri në dukje se diaspora nga Republika e Kosovës në Principatën e Lihtenshtajnit e forcon edhe më tej bashkëpunimin dhe vendosjen e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.

Ministrja e  Jashtme e Principatës së Lihtenshtajnit, znj. Dominique Hasler, në takim shprehu gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e ekonomisë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Rama: Partneriteti me SHBA-të, garanci për zhvillimin afatgjatë të Prishtinës

Osmani në Mitrovicë: Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve

Mbështetje për NVM-të për një industri prodhuese më konkurruese

Kosova Times October 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Parlamenti spanjoll sot debaton propozimin për njohjen e Kosovës

Kosova Times Kosova Times June 25, 2024
Duraku: Me Ligjin për paga po diskriminohen infermierët
Reagim i UGSH ndaj cënimit të etikës dhe mosrespektim të detyrimit informues për gazetarët, nga kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.
ShBA sanksionon Rusinë dhe Iranin për paraburgosjen e shtetasve amerikanë
Parashikuesja e nxehtë e motit: I vë flakën Instagramit me foto të reja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?