Vazhdimi dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe stabilitetit ishin në fokus të takimit ndërmjet kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe komandantit të Komandës Rajonale-Perëndim të KFOR-it, kolonelit Giuseppe De Blasi.
Sipas njoftimit të Komunës së Malishevës, gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe rëndësinë e thellimit të mëtejmë të tij në funksion të interesave dhe objektivave të përbashkëta.
Kastrati shprehu mirënjohje për kontributin e KFOR-it në Kosovë, veçanërisht në fushën e sigurisë, si dhe për angazhimin e tij në ruajtjen e stabilitetit dhe mbështetjen e zhvillimit të vendit.
Ai gjithashtu e njoftoi kolonelin De Blasi me historikun e Malishevës, zhvillimet aktuale dhe prioritetet institucionale të komunës.
Ndërkaq, De Blasi e falënderoi Kastratin për mikpritjen dhe shprehu kënaqësinë për takimin, të cilin e cilësoi si miqësor dhe të karakterizuar nga mirëkuptimi i ndërsjellë.

