By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Liderët e BE-së pa marrëveshje për çmimin tavan ndaj gazit rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Liderët e BE-së pa marrëveshje për çmimin tavan ndaj gazit rus
Ballina 2Rajon / Botë

Liderët e BE-së pa marrëveshje për çmimin tavan ndaj gazit rus

Kosova Times
Last updated: 2022/10/07 at 7:56 PM
Kosova Times Published October 7, 2022
Share
SHARE

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të japin më shumë ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën, por ata nuk arritën ndonjë pajtim lidhur me vendosjen e një çmimi tavan për gazin gjatë samitit joformal që zhvilluan më 7 tetor në Pragë të Çekisë.

Shumica e 27 shteteve të BE-së duan vendosjen e një çmimi tavan për gazin, për shkak të rritjes së çmimeve pas ndaljes së furnizimeve me gaz nga Rusia. Për këtë temë, shtetet e BE-së kanë biseduar për javë të tëra, por ka mospajtime lidhur me detajet se si duhet të bëhet kjo.

Çmimet e gazit dhe elektricitetit janë rritur shumë për shkak se Rusia ka ndërprerë furnizimet në përgjigje të sanksioneve të ashpra që BE-ja ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar një “udhërrëfyes” të masave për të ndihmuar në lehtësimin e krizës, përfshirë edhe vendosjen e mundshme të një çmimi tavan.

Në mesin e ideve të përmendura janë edhe vendosja e çmimit tavan për importet e gazit rus, uljen e çmimit të importeve të tjera të gazit, kufizimin e çmimit të gazit që përdoret për gjenerimin e rrymës dhe vendosjen e një çmimi tavan për transaksionet e gazit midis shteteve të bllokut.

“Të gjithë pajtohen se ne duhet të ulim çmimin e energjisë, por nuk kemi marrëveshje se çfarë instrumente duhet të përdoren për këtë”, tha kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki.

Lideri irlandez, Micheal Martin, tha po ashtu se “duhet shumë punë të bëhet” para se të arrihet ndonjë marrëveshje.

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, tha se Komisioni Evropian më vonë gjatë këtij muaji do t’iu prezantojë liderëve të BE-së një pako më të gjerë të masave afatshkurtra për uljen e çmimeve dhe hapa afatgjatë për të ridizajnuar tregun e rrymës.

Teksa takimi në Pragë përfundoi, Franca njoftoi se ka krijuar një fond për Ukrainën, që drejtpërdrejt të blihen armë dhe materiale të tjera nga prodhuesit e armëve.

“Ne po krijojmë këtë fond të posaçëm, që fillimisht ka 100 milionë euro, në mënyrë që të blihen armët që ne veçse kemi dërguar atje dhe ne do të vazhdojmë të veprojmë kështu, të blejnë armë dhe mjete të tjera ushtarake”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ai shtoi se po zhvillohen diskutime, veçanërisht me Danimarkën, që Ukrainës t’i dërgohen topat shumë precizë CAESAR. Deri më tani, Ukraina ka pranuar 18 topa të tillë.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha më herët gjatë 7 tetorit, se ai dëshiron që blloku të japë më shumë para dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën, përshirë edhe trajnime. Borrell shtoi se propozime konkrete për këto çështje mund të miratohen më vonë gjatë tetorit.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u zotua se shteti i tij do të japë një kontribut të rëndësishëm në misionin trajnues evropian.

Presidenti ukrainas, Voldymyr Zelensky, iu adresua samitit të liderëve përmes video-lidhjes. Ai bëri thirrje që Evropa të ofrojë më shumë sisteme ajrore në mënyrë që të mbrohet infrastruktura energjetike ukrainase nga sulmet ruse.

“Rusia e solli luftën në tokën tonë…. dhe vetëm falë faktit që populli ukrainas e ndaloi këtë pushtim të Rusisë, Rusia nuk mund ta sjellë këtë luftë të njëjtë në pjesë të tjera të Evropës, veçanërisht në shtetet e Baltikut, Poloni dhe Moldavi”, tha Zelensky.

Ai bëri thirrje për presion ndërkombëtar në mënyrë që trupat ruse të tërhiqen nga centrali bërthamor i Zaporizhjës, teksa kërkoi edhe ndihmë për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Ukrainës.

You Might Also Like

Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë

Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup

Senatori Graham: Trump mbështet sanksione më të ashpra kundër Rusisë

WP: SHBA-të përgjojnë bisedën e zyrtarëve iranianë në lidhje me sulmet amerikane

Kosova Times October 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ky vit në botë do të jetë më i nxehti ndonjëherë

Kosova Times Kosova Times December 9, 2024
Ukraina vazhdon sulmet ajrore në Kursk
Pas vrasjes së Liridona Ademajt, të martën protestë në Prishtinë
Luftime të ashpra në Sudan, pavarësisht thirrjeve për armëpushim
Ai erdhi në Indi për të përmbushur dëshirën e fundit të gruas së tij. Ai vdiq gjatë rrugës për te vajzat e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?