Thursday, May 28, 2026
HomeSportTovërlani për futbollin e viteve 90-ta: Na rrihnin, por nuk na ndalën

Tovërlani për futbollin e viteve 90-ta: Na rrihnin, por nuk na ndalën

Ish-futbollisti i Kosovës gjatë viteve të okupimit, Afrim Tovërlani, ka folur me emocione për periudhën e vështirë të futbollit gjatë atyre viteve.

Ai ka qenë i ftuar në RTK në kuadër të maratonës së transmetimit për ndeshjen finale të “play off”, ku fitorja çon në Botërorin 2026. 

Tovërlani, i cili ishte edhe kapiten i Kosovës në ato vite, ka kujtuar sakrificën e madhe të futbollistëve shqiptarë të Kosovës.

“Na kanë rrahur, na kanë torturuar, na kanë maltretuar, por nuk kanë mundur të na ndalin. Ka sportistë që e kanë dhënë edhe jetën. Të luash në ato vite ka qenë e vështirë, ka qenë sakrificë, por fatmirësisht po besoj që sonte do ta gëzojmë në mënyrën më të mirë, me një kualifikim në Botëror”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se rruga e futbollit kosovar ka qenë e gjatë dhe e dhimbshme, por sot është afër një momenti historik që do ta kurorëzonte gjithë atë përpjekje dhe sakrificë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram