27 vjetori i masakrës së Pastasellës së Rahovecit, pos familjarëve, mblodhi përfaqësues të institucioneve të nivelit lokal e qendror, të cilët sot nderuar ata që vlerësohen si themel i shtetësisë së Kosovës.
“Në këtë vend kujtese në Pastasel rikthehemi për të mos harruar kurrë 31 marsin e viti 1999 ditën kur 106 civilë bura e djem të pa armatosur vranë vetëm pse ishin shqiptarë”, ka thënë Kryeministri Albin Kurti.
“Grabitën gjithçka që mund të grabisnin rrahën e torturuan njerëzit që nuk kishin mundësi të mbroheshin”, ka thënë Smajl Latifi- Kryetar i komunës së Rahovecit.
I mbijetuari i masakrës së Pastasellës, Tahir Krasniqi, edhe më tej ruan të freskëta përjetimet e masakrës që kryen serbët mbi civilët shqiptarë.
“Po më kujtohet ajo ditë sikur sot kur janë ardhur forcat serbe na kanë rrethuar e i kanë nda gratë prej burrave edhe fati që e kemi pas një farë perexhe 2 metra, na vishin plumat dhe pushkatimi tyre lloj lloj pushkatimi”, ka thënë Krasniqi.
Edhe Pastasella vuan dhimbjen e të pagjeturve, pasi shumica e viktimave ishin të djegura e të paidentifikueshme.

