Kryetarët e partive shprehin mbështetje për Kosovën për ndeshjen vendimtare.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shkruar në Facebook se “është e mundshme” dhe u ka bërë thirrje lojtarëve për më shumë kurajo në pjesën e dytë, duke shtuar se “Botërori po na pret” dhe “bashkë deri në fund”.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar “Forca Kosovë!”.
Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka postuar mesazhin “Përpara Kosovë!”.

