Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeKosovëKonfiskohen dy armë dhe municion në Kaçanik, një i dyshuar në kërkim

Konfiskohen dy armë dhe municion në Kaçanik, një i dyshuar në kërkim

Në Kaçanik janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 51 fishekë në lidhje me dy vepra penale të iniciuara për “Sulm” dhe “Kanosje”.

Sipas njoftimit të policisë, më 30 mars 2026 janë iniciuar rastet, ku si i dyshuar për veprën penale “Sulmi” është identifikuar E.B. (26 vjeç), ndërsa për veprën “Kanosja” i dyshuar është H.B.

“Më 31 mars 2026, i dyshuari E.B. është intervistuar dhe ka deklaruar se posedon dy armë me leje, një pushkë gjuetie dhe një pistoletë, si dhe municion. Me urdhër të prokurorit të shtetit, nga Njësia e Hetimeve në asistim të Njësisë Reaguese, janë konfiskuar dy armët dhe 51 fishekë”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, E.B. është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër, H.B., ndodhet jashtë shtetit dhe është shpallur në kërkim policor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram