Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeKosovëMurati: Lehonat të drejtohen te institucionet për çështjen e pagës së 13-të

Murati: Lehonat të drejtohen te institucionet për çështjen e pagës së 13-të

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se përveç pagës së 13-të për të punësuarit në sektorin publik që marrin pagë nga buxheti, dje janë ekzekutuar edhe pagat e rregullta me shtesën e rritur të përvojës së punës.

Sipas tij, shtesa është rritur nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para të përvojës, duke nënkuptuar rritje efektive të pagës për të gjithë të punësuarit.

“Vlen të theksohet që shtesa e rritur e përvojës së punës është paguar edhe për dy muajt e shkuar, janar dhe shkurt”, ka deklaruar Murati.

Sa u përket rasteve të grave në pushim të lehonisë që mund të mos jenë procesuar për pagën e 13-të, Murati ka thënë se ato duhet t’u drejtohen menaxhmentit në institucionin ku punojnë.

“Listat e pagave përgatiten nga secili institucion përkatës dhe ato janë përgjegjëse për lëshimet eventuale, të cilat mund të korrigjohen në muajin vijues”, ka shtuar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram