Monday, July 6, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me reshje shiu në gjithë vendin

Moti në Shqipëri me reshje shiu në gjithë vendin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë Ultësirës Perëndimore pas orëve të mesditës.

Reshjet e herëpashershme të shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në periudha afatshkurtra dhe mënyrë të izoluar reshjet e shiut do të edhe në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor e intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore.

Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 1000-1100 metër në verilindje – juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 17 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-5 ballë./ATSH

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër9/11Re shi
Kukës12/14Re shi/borë
Lezhë12/13Re shi
Dibër6/9Re shi/borë
Durrës12/15Re shi
Tiranë13/15Re shi
Elbasan11/15Re shi
Berat11/16Re shi
Vlorë12/16Re shi
Korçë5/9Re shi/borë
Gjirokastër10/15Re shi
Sarandë12/16Re shi
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram