Tuesday, May 26, 2026
HomeLajmeKosovëLushaku: Keqllogaritja e energjisë po dëmton qytetarët

Lushaku: Keqllogaritja e energjisë po dëmton qytetarët

Shefja e Grupit Parlamentar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar se qytetari është mashtruar, sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike.

“Do ta ngre një çështje tepër të rëndësshme për secilën familje të Kosovës, një çështje që ka të bëjë me një mashtrim përmes një keqllogaritjeje të shpenzimit të energjisë elektrike. I prek secilin prej nesh dhe familjet tona. Është një padrejtësi që po bëhet për muaj apo vite me radhë. Teksa kemi dëgjuar qeverinë që u ka bërë thirrje qytetarëve ta kursejnë energjinë elektrike, të presin dhe të shpenzojnë prej orës 22:00 për shpenzim më të lirë të energjisë. Ne sot kemi parë që shumica e njësorëve nuk e llogarisin saktë shpenzimin e energjisë, e kjo të çon tek llogaritja më e madhe dhe faturimi i shtrenjtë për secilën familje të Kosovës”, tha Lushaku.

Po ashtu, bazuar në verifikime në terren, është theksuar se një përqindje e madhe e njësorëve elektrikë nuk matin saktë kohën, çka ka çuar në situata ku qytetarët janë faturuar padrejtësisht, pavarësisht se janë udhëzuar të kursejnë energjinë dhe ta përdorin atë gjatë orëve të natës.

Në këtë kontekst, është ngritur edhe çështja e përgjegjësisë institucionale, duke u kërkuar llogari institucioneve përkatëse për mosveprim dhe për lejimin e një fenomeni të përhapur që ka prekur masivisht familjet në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram