Tuesday, May 26, 2026
HomeLajmeKosovëGjermania mbështet FSK-në me donacion 3 milionë euro

Gjermania mbështet FSK-në me donacion 3 milionë euro

Republika Federale e Gjermanisë po vazhdon të mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes programit “Enable and Enhance”, njofton Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Sot, Ministria e Mbrojtjes, sipas tij, ka pranuar një donacion prej 3 milionë eurosh, i dedikuar për pesë projekte konkrete, duke përfshirë: Plotësimin e flotës së transportit ushtarak dhe Zhvillimin e kapaciteteve të mbështetjes mjekësore.

Donacioni u zyrtarizua nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes.

“Me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, i cili sot zyrtarizoi këtë donacion, diskutuam gjithashtu për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Vielen Dank, Deutschland!”, shkruan ministri Maqedonci.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fejup.maqedonci1%2Fposts%2Fpfbid0TAZdHeyVsH9dJrfoW4FRvWXaVyYoD21wPchb9GAv3YBgrPyD7hYTCVNpBfL9Jtmel&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram