Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeKosovëHargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashkuar

Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashkuar

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në një takim të rinj kosovarë të cilët janë rikthyer në vend pas përfundimit të studimeve në Britani.

Ai është shprehur i emocionuar për potencialin dhe rolin që këta të rinj pritet të kenë në zhvillimin e shoqërisë.

“Studiuesit tanë më të fundit të shkëlqyer të bursës Chevening erdhën për një çaj pasditeje në rezidencën time. Studimet në Britani i kanë kthyer ata në Kosovë me aftësi dhe njohuri unike në fusha të ndryshme si inteligjenca artificiale, industria e filmit, terapia e të folurit dhe ekonomia e mirëqenies”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.

Tutje Hargreaves shtoi se mezi pret të ndjekë kontributin e tyre, ndërsa ata bëhen pjesë e komunitetit të alumnëve Chevening.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D122333141624226591%26set%3Da.122109620252226591%26type%3D3&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram