Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeKosovëVV kërkon nga presidentja Osmani emërimin e anëtarit të tretë në KQZ

VV kërkon nga presidentja Osmani emërimin e anëtarit të tretë në KQZ

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar kërkesë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për emërimin e anëtarit të tretë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari organizativ i kësaj partie, Alim Rama, përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe letrën drejtuar presidentes.

Sipas tij, kërkesa bazohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mospranimin e kërkesës së presidentes lidhur me vlerësimin e konfliktit të kompetencave kushtetuese.

“Në këtë frymë, kërkojmë që të respektohet parimi themelor i përfaqësimit në KQZ, i cili lidhet drejtpërdrejt me përfaqësimin parlamentar që buron nga vullneti i qytetarëve”, ka shkruar Rama në Facebook në reagim.

Rama ka theksuar se vullneti politik i qytetarëve, i shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duhet të reflektohet edhe në përbërjen e institucioneve si KQZ, duke kërkuar që ky parim të zbatohet në mënyrë të drejtë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falim.rama%2Fposts%2Fpfbid02Wm3XbKs6hJ5Trawss7AnsnbLCB4V29GG138M8HzYXZZXnF4sC5t51UDnsUv6CUhjl&show_text=true&width=500
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram