Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeKosovëVazhdon seanca e jashtëzakonshme, LVV nuk kthehet në sallë pas pauzës

Vazhdon seanca e jashtëzakonshme, LVV nuk kthehet në sallë pas pauzës

Kuvendi i Kosovës i është rikthyer punimeve në seancën e jashtëzakonshme, pas pauzës, ku po vazhdon diskutimi për rritjen e çmimit të naftës, por aty nuk janë rikthyer edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetët opozitarë drejtuan kritika karshi partisë në pushtet, duke thënë se asnjë deputet e asnjë ministër i kabinetit nuk është prezent kur po vazhdon diskutimi për një temë, që siç thanë, po rëndon qytetarët.

Ndërkohë, në pjesën e parë të diskutimeve në këtë seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga LDK-ja me mbështetje të partive tjera opozitare pati replika e kundër replika mes pushtetit e opozitës sa i përket temës që po trajtohet aty.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram