Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një person në Gjakovë, i gjendën mbi 5 kilogramë marihuanë

Arrestohet një person në Gjakovë, i gjendën mbi 5 kilogramë marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike, gjatë një operacioni të realizuar në Gjakovë.

Sipas njoftimit, njësitet nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në bashkëpunim me Drejtorinë kundër Krimit të Organizuar dhe atë të Krimeve të Rënda, kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja, e cila drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B. (1978).

“Gjatë kontrollit të automjetit, në pjesën e ulëseve të pasme janë zbuluar dhe sekuestruar dhjetë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 5 kilogramë e 413 gramë”, thuhet në njoftim.

Përveç narkotikëve, policia ka sekuestruar edhe veturën si dhe dy telefona mobil që i përkisnin të dyshuarit, në cilësinë e provave materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar për intervistim, ndërsa me vendim të prokurorit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments