Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj uron NATO-n: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim

Haradinaj uron NATO-n: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar NATO në 77-vjetorin e themelimit, duke theksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin e saj në çlirim, dhe gatishmërinë e vendit për anëtarësim në Aleancë.

Haradinaj ka theksuar se NATO është aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, duke shtuar se populli i Kosovës i mbetet përjetësisht mirënjohës për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe.

Ai ka vlerësuar se Ushtria e Kosovës, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme të bëhet anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë.

“Urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë”, ka shkruar Haradinaj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram