Përbërësit
për 4 persona
lazanja25 gram karkaleca deti
1 domate të grira Podravka
Borzilok i tharë Podravka1 dl verë e bardhë
1 qepë e madhe
vaj ulliri për përgatitje
kripë dhe piper
40 g miell
50 g gjalpë
500 ml qumësht
një majë arrëmyshk
djathë parmixhano i grirë
Përgatitja
Skuqni qepën e grirë imët në vaj ulliri, shtoni karkalecat dhe kaurdisini derisa karkalecat të zbuten. Shtoni domaten, verën e bardhë, borzilokun, kripën dhe piperin. Lëreni të gatuhet derisa të trashet.
Për beshamelin, shkrini gjalpin dhe shtoni miellin derisa të trashet ose të marrë ngjyrë të artë. Pastaj shtoni gradualisht qumështin, duke e përzier vazhdimisht. Vazhdoni ta përzieni ngadalë derisa beshamelin të trashet. Në fund, shtoni arrëmyshk.
Vendosni pak beshamel në një tavë ose në një enë që mund të futet në furrë për të ngjitur fletët e lazanjës. Pastaj vendosni shtresat: lazanja-karkaleca deti-beshamel e kështu me radhë derisa të mbarojnë të gjitha. Shtresa e fundit duhet të jetë beshamel dhe spërkatni sipër me djathë parmixhano.
Piqeni në 200 gradë për gjysmë ore deri në 45 minuta, varësisht nga furra juaj.

