Friday, September 18, 2026
HomeLajmeKosovëKërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore ne Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.D., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile” gjatë vitit 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të Komunës së Kaçanikut.

Sipas kërkesës së prokurorisë, A.D., në cilësinë e pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) në Ferizaj dhe polic i trafikut në regjionin e Kaçanikut, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar të forcave policore, ushtarake serbe, më 09.03.1999, gjatë një aksioni të organizuar policor ushtarak kundër popullsisë civile shqiptare, i detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas u dogjën dhe u shkatërruan.

Ndërsa 91 meshkuj u ndanë nga rreth 400 burra, gra, pleq e fëmijë të grumbulluar, dhe u dërguan në stacionin policor në Kaçanik.

Në njoftim tutje thuhet se prej tyre 13 civilë u ndaluan me qëllim të marrjes në pyetje, me ç ‘rast u rrahën dhe u torturuan në mënyrë brutale, çnjerëzore, fizike dhe psikike nga i pandehuri A. D., duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë të ndryshme të trupit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram