Kompleksi i njoftuar do të përfshijë dy rrokaqiej asimetrikë dhe të shkallëzuar mbresëlënës, pamja e të cilëve është frymëzuar nga peizazhi i afërt i vargmalit Trans-Ili Alatau.
Firma arkitekturore Skidmore, Owings & Merrill (SOM) ka hartuar plane për një kompleks futuristik që duket si diçka e dalë nga një film fantastiko-shkencor, i cili është planifikuar të ndërtohet në Kazakistan.Projekti, i quajtur Kompleksi Ikonik dhe Distrikti i Portës Altau, do të mbulojë një sipërfaqe prej 256,000 metrash katrorë dhe do të ndërtohet në Altai , një qytet i ri në Kazakistanin juglindor që do të bëhet qendra kryesore ekonomike dhe administrative e Azisë Qendrore në të ardhmen e afërt.
Kompleksi i njoftuar do të përfshijë dy rrokaqiej asimetrikë dhe të shkallëzuar mbresëlënës, pamja e të cilëve është frymëzuar nga peizazhi i afërt i vargmalit Trans-Ili Alatau.
Rrokaqielli kryesor pritet të arrijë lartësinë 272 metra dhe do të strehojë apartamente luksoze dhe zyra biznesi. Rrokaqielli i dytë dhe më i vogël, “vetëm” 80 metra i lartë, është i rezervuar për një hotel luksoz dhe rezidenca të markave.

Kompleksi do të ketë një pamje fantastike të rrethinës malore.
Të dy rrokaqiejtë do të lidhen nga një pllajë trekatëshe prej 58 mijë metrash katrorë, e cila do të rrethohet nga shumë gjelbërim dhe do të strehojë dyqane, objekte kulturore dhe hapësira për ngjarje të ndryshme.
Ndërtesat janë projektuar për të qenë efikase në aspektin e energjisë dhe të rehatshme për të jetuar, me një fasadë që duhet të ofrojë izolim të mirë termik dhe të zvogëlojë mbinxehjen nga dielli. Në të njëjtën kohë, ato do të shfrytëzojnë në maksimum dritën natyrore.

Duke pasur parasysh që kjo zonë është e ekspozuar ndaj një rreziku të lartë tërmetesh, po merren në konsideratë zgjidhje të përparuara strukturore me çelik me rezistencë të lartë për ndërtim. Punimet përgatitore kanë filluar tashmë dhe kompleksi duhet të ndërtohet deri në fund të vitit 2029.
Për të parë se si duhet të duket kjo oaz biznesi-banimi-kulturor kur të përfundojë, shikoni galerinë e fotove në fillim të tekstit.

