Thursday, April 16, 2026
HomeKulturëAmbasada amerikane mbështet partneritetin kulturor me Kosovën

Ambasada amerikane mbështet partneritetin kulturor me Kosovën

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me Ministren e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, për të diskutuar fusha me interes të përbashkët.

Në komunikatën e Ambasadës thuhet se SHBA-ja vlerëson shkëmbimin dhe angazhimin kulturor dhe mirëpret mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm, përfshirë edhe përpjekjet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet njerëzve.

Ambasada amerikane thekson se këto partneritete synojnë të promovojnë inovacionin amerikan jashtë vendit dhe të forcojnë bashkëpunimin kulturor ndërmjet dy vendeve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments