Thursday, April 16, 2026
HomeTurizëmASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt 2026

ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin shkurt 2026.

“Në shkurt 2026, numri i vizitorëve në hotele ishte 56 644, prej tyre vizitorë vendorë ishin 24 416 dhe vizitorë të jashtëm ishin 32 228. Krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025 (sa ishin 51 795 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 9,4 %”, njofton ASK.

Numri i net-qëndrimeve ishte 112 367, prej tyre 60 513 (53,8 %) nga vizitorët e jashtëm dhe  51 854 (ose 46,1 %) nga vendorët e brendshëm.

Numri i vizitorëve te jashtëm dhe net qëndrimet e tyre në hotele, sipas shteteve prej nga vijnë

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Shkurt 2025) pati një rritje të vizitorëve për  16,1 %.

Në total,  32 228 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments