Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëLDK e çon në polici e prokurori dosjen për njehsorët e rrymës

LDK e çon në polici e prokurori dosjen për njehsorët e rrymës

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka dorëzuar në polici e prokurori dëshmi lidhur me çështjen e njehsorëve elektrikë.

Ai ka akuzuar KEDS-in dhe Qeverinë e Kosovës, duke thënë se janë duke u munduar të minimizojnë manipulimin që po ndodh me faturat e energjisë elektrike, duke i obliguar qytetarët të paguajnë më shumë.

“Problemi është që energjia elektrike që është dashur të faturohet me të lirën sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është faturimi me orë të shtrenjtë. Qytetarët kanë pritur me orë të tëra duke menduar se me orën e lirë mund të kursejnë, por u ka dalë e kundërta”, ka thënë ai para medieve.

Azemi ka thënë se po provon të bëjë maksimumin e tij në mënyrë që të gjejë zgjidhje, me qëllimin që t’u kthehen të gjitha paratë që u janë marrë qytetarëve padrejtësisht.

“Në polici e prokurori po jap këtë dëshmi dhe po kërkoj që të mos lejohen intervenime as të KEDS-it e as të Ministrisë me u heq provat nga qytetarët sepse janë vepër penale”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments