Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëPërplasje politike në Komisionin për Siguri

Përplasje politike në Komisionin për Siguri

Rritja e numrit të ankesave për mungesë qasjeje në dokumente publike ka nxitur debat në Komisionin parlamentar për çështje të sigurisë.

Gjatë raportimit të komisioneres së Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva – Dërmaku,  u bë e ditur se gjatë vitit 2025 janë pranuar 1085 ankesa. Pjesa dërrmuese e tyre kanë qenë për qasjen në dokumentet publike, me mbi 900 ankesa në këtë drejtim. 

Raporti u kritikua nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila e cilësoi atë të mangët në përmbajtje e qasje si dhe në llogaridhënie. Musliu tha se kritikon raportin në tetë pika duke përfshirë mungesën e vetëkritikës reale, numrat pa kontekst, fokusin në aktivitete e jo në rezultate për mungesë pavarësisë.

“Nuk dëgjova asnjë rast ku agjencia ka dështuar ta mbrojë qytetarin, ndërkohë që ka shumë njerëz që flasin për këtë. Numra pa kontekst: Janë paraqitur shumë statistika (1085 ankesa, 167 inspektime), por nuk dihet sa prej tyre kanë prodhuar efekt real. Nuk ka analizë mbi cilësinë e vendimeve dhe as krahasim me vitet paraprake. Numrat pa analizë janë më shumë propagandë sesa llogaridhënie. Ankesat e bartura: Ky është tregues i ngecjes. Shumë ankesa për qasje në dokumente publike dhe për mbrojtjen e të dhënave janë bartur nga viti 2024 në vitin 2025. Kjo tregon ose vonesë në trajtim, ose mungesë kapacitetesh, ose menaxhim joefikas”, ka thënë Musliu, gjatë dhënies së argumenteve të saja.

Ndërkaq komisionerja Sogojeva – Dërmaku e ka replikuar deputeten Musliu duke thënë se në aspektin e transparencës, ky komision nuk ka funksionuar për disa vjet.

“Pavarësia institucionale bash është pavarësi të cilën e kemi mbrojtur secili. Këtë nuk mund ta sheh dikush që nuk ka sy kritik, por dikush që me të vërtetë ka thjesht tendenca personale”, tha ajo, duke vazhduar se gjatë udhëheqjes së saj janë gjobitur të gjitha institucionet publike e private në të cilat është vërtetuar se kanë bërë shkelje. Komisionerja përmendi edhe numrin e ulët të burimeve njerëzore, si indikatorë për cilësinë e punës. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments