Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të objekteve të reja të prodhimit të Roketsan, ku ai nënshkroi simbolikisht raketën e re balistike Tayfun Block-4 , me një rreze veprimi prej mbi 1.500 kilometrash.
Në deklaratat e tij, Erdogan theksoi se investimet në programet e armatimit do të vazhdojnë me ritëm të shpejtë derisa Turqia të sigurojë “pavarësi të plotë” në sektorin e mbrojtjes.
Drejtori ekzekutiv i Roketsan, Murat Ikinci, tha se investimet e reja do të rrisin ndjeshëm kapacitetet e prodhimit, testimit dhe kërkimit.
Siç e përmendi ai, kompania planifikon të rrisë prodhimin e sistemeve raketore si Siper, Hisar dhe Tayfun deri në pesë herë.

