Janë arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të zjarrvënies që kishte ndodhur më 31 mars të këtij viti në një lokal në Prishtinë.
“Pas veprimeve të menjëhershme hetimore dhe operative, sot është arritur identifikimi dhe arrestimi i dy personave të dyshuar: F.A., mashkull, 33 vjeç, K.G., mashkull, 31 vjeç”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të njëjtit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

