Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ka vizituar sot familjen Gashi nga Fushë Kosova.
“Në këtë ditë, që është njëkohësisht ditë reflektimi dhe përgjegjësie, riafirmojmë se komuniteti rom është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë, me një trashëgimi të pasur dhe kontribut të vyer për Republikën e Kosovës”, ka theksuar Haxhiu.
Ajo ka thënë se angazhimi institucional do të vazhdojë në mbrojtjen e të drejtave, luftimin e çdo forme të diskriminimit dhe avancimin e politikave që garantojnë qasje të barabartë në arsim, punësim, shëndetësi dhe shërbime publike.
Sipas Haxhiut, kontributi i komunitetit rom në Kosovë është i pamohueshëm.

