Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëSadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u...

Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka deklaruar se kjo parti i kishte pasur të gatshme votat për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.Sadiku ka theksuar se LDK-ja disponon 15 vota dhe se ato kishin qenë në dispozicion për Osmanin, por ajo nuk ishte paraqitur si kandidaturë nga LVV-ja, ndërsa për propozim nga ana e tyre kërkoheshin të paktën 30 nënshkrime.

Ai ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e presidentit duhet të intensifikohet dhe të mos lihet për momentet e fundit, duke shtuar se vendi ka nevojë për stabilitet dhe vazhdim të zhvillimit.

“Është e vërtetë që Kurti po i kërkon 84-85, nuk i kemi ne i kemi 15, këto 15 i kemi pasur të gatshme për Vjosa Osmanin, nuk është paraqit si kandidaturë, nuk kemi mundur ta propozojmë nevojiteshin 30.Tash po presim që mendoj se duhet çdo ditë të intensifikohet procesi i gjetjes së zgjidhjes nuk ka nevojë të lihet për ditët e fundi. Vendi ka nevojë të vazhdojë punët te zhvillohet”, ka deklaruar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments