Arlinda Muqa është zgjedhur si anëtare jo-prokurore e Këshillit Prokurorial të Kosovës përmes një votimi të fshehtë në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës.
Muqa mori mbështetjen për këtë pozitë me 59 vota të deputetëve.
Me zgjedhjen e saj është kompletuar edhe përbërja e re e Këshillit Prokurorial.
Muqa është zgjedhur si anëtare nga radhët jo-prokurore, përkatësisht nga shoqëria civile.
Në garë ishin edhe Novitet Mezaj, i cili mori 24 vota të deputetëve, si dhe Artan Fejzullahu, për të cilin votuan vetëm tre deputetë.

