Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëSeanca e jashtëzakonshme, shqyrtohet Projektligji për `çmimet tavan`

Seanca e jashtëzakonshme, shqyrtohet Projektligji për `çmimet tavan`

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e jashtëzakonshme, ku tani po shqyrtohet dhe debatohet projektligji për `çmimet tavan.`

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frtklivecom%2Fvideos%2F1962092814389049%2F&show_text=true&width=560&t=0

Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, por kundër abuzimit në kohë krize

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i autorizuar nga ministrja Mimoza Kusari-Lila paraqiti në Kuvend projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

Sipas tij, ky projektligj synon vendosjen e masave, me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe interesi publik.

“Një projektligj që është përgjigje politike dhe shtetërore ndaj një nevoje reale të qytetarëve të Kosovës që shteti të mos mbetet si spektator për kur çmimet e produkteve bazë dalin jashtë logjikës ekonomike dhe rëndon drejtpërdrejt në familjet tona’, ka thënë Murati. Ky projektligj synon të vendosë masa të përkohshme dhe proporcionale për produktet themelore në raste të destabilizimit të tregut, me fokus të qartë në mbrojtjen e konsumatorit dhe interesit publik”, tha Murati.

Murati u shpreh se ky projektligj nuk është kundër bizneseve, por që ai thotë se e ndan kufirim mes fitimit të ligjshëm dhe abuzimit në rrethana të krizës.

“Pra, kemi të bëjmë me një instrument të jashtëzakonshëm për situata të jashtëzakonshme, jo me një mekanizëm të përhershëm të ndërhyrjeve në ekonomi. Për këtë arsye, ky projektligj nuk është kundër biznesit, as kundër tregut të lirë, përkundrazi është ligj për rregull, parashikueshmëri”, tha Murati.

Deputetë të partive opozitare në Kuvend kanë kritikuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme

Deputetë të partive opozitare në Kuvend kanë kritikuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për shqyrtim të dhjetë projektligjeve.

Përparim Gruda i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se nuk e kupton urgjencën për shqyrtim të tyre. Ai ka thënë se kjo bie ndesh me Rregulloren që thotë se “duhet të kalojnë dy javë nga shpërndarja e ligjeve”. Ai ka thënë se PDK-ja është kundër.

Kurse Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka theksuar se seanca “tregon për tendencën për t’i ikur debatit parlamentar.

Ndërsa Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar të palogjikshëm këtë seancë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se seanca është ftuar që të shqyrtohen në parim projektligjet dhe t’u jepet kohë e mjaftueshme deputetëve për të dhënë kontributin “në ditët në vijim”.

“Ashtu sipas kërkesës që kemi dërguar tashmë deputetët nënshkrues, për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme që ky projektligj ka për qytetarët dhe me qëllim që të jepet mundësia që edhe deputetët gjatë ditëve në vijim të japin kontributet e tyre, kemi parashikuar që të shqyrtojmë në seancën e sotme. I ftoj të gjithë deputetët që të mbështesin këtë propozim tonin dhe të japin hapësirë për miratimin e projektligjit”, tha Nagavci.

Në fund, me 63 vota Kuvendi miratoi shmangien nga afati procedural për Ligjin për çmimet tavan. 22 vota ishin kundër.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments