Një gjykatë ushtarake ruse dënoi sot Pavel Popov, ish-zëvendësministrin e mbrojtjes, me 19 vjet burg për korrupsion, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA, siç raportohet nga Reuters.
Është vendimi më i rëndë deri më tani në një seri rastesh të ngjashme që kanë tronditur nivelin më të lartë të establishmentit ushtarak rus.
Parku Patriot në qendër të aferës
Popov (69) u arrestua në verën e vitit 2024 me dyshimin për mashtrim në lidhje me ndërtimin e Parkut Patriot, një atraksion turistik me temë lufte pranë Moskës, ku është ekspozuar një sasi e madhe armësh ruse dhe sovjetike.
Ai u deklarua i pafajshëm, raportuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve. Ende nuk dihet nëse ai ka ndërmend të apelojë.
Një tjetër ish-zyrtar i lartë i ministrisë së mbrojtjes, Gjeneral Major Vladimir Shesterov, u dënua me gjashtë vjet burg korrikun e kaluar për mashtrim në lidhje me parkun. Drejtori i parkut po përballet gjithashtu me gjyq.
Hetuesit thanë se, duke filluar nga viti 2021, Popovi devijoi materiale të ndryshme ndërtimi nga parku në shtëpinë e tij në fshat.
Një valë skandalesh korrupsioni në Ministrinë e Mbrojtjes
Ai është i fundit në një linjë prej një duzine zyrtarësh të përfshirë në valën më të madhe të skandaleve të korrupsionit që kanë goditur Ministrinë e Mbrojtjes ruse në vitet e fundit.
Të arrestuarit janë të lidhur ngushtë me ish-ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, të cilin Presidenti Vladimir Putin e shkarkoi papritur dy vjet më parë dhe e zëvendësoi me ekonomistin Andrei Belousov, një veprim që shihet gjerësisht si qëllim i sigurimit të një menaxhimi më të rreptë të buxhetit të madh të mbrojtjes së Rusisë dhe goditjes së korrupsionit.
Një tjetër ish-zëvendësministër i mbrojtjes, Timur Ivanov, u dënua me 13 vjet burg në korrik 2025 për pranim ryshfeti dhe përvetësim parash.
Një i tretë, Ruslan Calikov, u akuzua për krime të ngjashme muajin e kaluar.

