Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëNdalohen tre persona pas përleshjes me mjete të rrezikshme në Fushë Kosovë

Ndalohen tre persona pas përleshjes me mjete të rrezikshme në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar dje tre persona me inicialet B.S., V.S. dhe S.S., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Sipas dyshimeve fillestare, Prokuroria thotë, se rreth orës 17:00, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, pas një mosmarrëveshje verbale ndërmjet palëve, ka eskaluar një përleshje fizike, ku janë përdorur mjete të rrezikshme, përkatësisht thika dhe shkopinj druri, me ç’rast disa persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren veprime të mëtejshme procedurale në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftimin e PTH-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments