Saturday, May 16, 2026
HomeLajmeKosovëKosova dhe Belgjika - me marrëveshje për heqjen e tatimit të dyfishtë

Kosova dhe Belgjika – me marrëveshje për heqjen e tatimit të dyfishtë

11:31 / 16.04.2026

Kosova dhe Belgjika – me marrëveshje për heqjen e tatimit të dyfishtë

Naser Mekolli /RTKlive

Në margjinat e Takimeve Pranverore në Washington DC, është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Republika e Kosovës dhe Belgjikës për eliminimin e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat dhe kapitalin, si dhe për parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe zëvendëskryeministri njëherësh ministër i Financave i Belgjikës, Jan Jambon.

Bëhet e ditur se, kjo marrëveshje krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dy vendet, duke forcuar bashkëpunimin ekonomik bilateral.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave ministri Murati po qëndron në Washington DC, ku po merr pjesë në Takimet Pranverore të organizuara nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram